16-shi i PDK-së për deputet: Qytetarët janë bashkuar për një Kosovë më të mirë
23 janar 2025
| 11:37
Kandidati i PDK-së për deputet, Ferat Shala, ka vazhduar aktivitet elektorale.
Ai dje ka mbajtur një tubim elektoral në fshatin Likoshan të Drenasit.
Shala ka shkruar në “Facebook” se qytetarët janë bashkuar për një Kosovë më të mirë.
“Likoshani i historisë së lavdishme është bërë bashkë për të ardhmen më të mirë, për Kosovën që meriton më mirë, në krye me PDK-në dhe Bedri Hamzën kryeministër”, ka shkruar Shala.