16 shqiptarët e aksidentuar në Itali, jashtë rrezikut për jetë

21 korrik 2024 | 09:09

16 shqiptarët të cilët u aksidentuar pasditen e së shtunës në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet shqiptare u vunë menjëherë në kontakt me palën italiane, raporton tvklan.al.

Vetë ministri i Jashtëm, Igli Hasani telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrit, ai i siguroi për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare, sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mali i Zi, me një vijë bregdetare prej 300 kilometrash…