
16 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë
30 korrik 2020
| 16:24
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 16 persona si pasojë e COVID-19
Një gjë e tillë është konfirmuar nga të dhënat e publikuara para pak çastesh nga IKSHP-ja.
Numri i personave të vdekur ka shkuar në 212. Ndërkohë në të dhënat e publikuara dje numri i të vdekurve gjithsej ka qenë vetëm 196.
“Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e sotëm.