16 të vdekur dhe 840 raste të reja me Covid në Shqipëri
06 dhjetor 2020
| 16:42
840 raste të reja me Covid-19 dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit fatmirësisht janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21 617 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në katër spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes.