16 të vdekur dhe mbi 2 mijë infektime të reja me Covid

27 gusht 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 16 raste të vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë infektuar me Covid edhe 2.098 qytetarë.

“Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407”, është thënë në njoftimin për medie të MSh-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden Biden ka premtuar se nuk do…