16 të vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit, kjo është mosha e tyre

29 nëntor 2020 | 15:06

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 16 persona si pasojë e infeksionit me Covid-19.

Sipas IKShPK-së, mosha e tyre sillet nga 47 deri në 84 vjeç, raporton “Epoka e re”.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53 vjeç), Ferizaj 2 raste (77, 47 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 77 vjeç), Kamenicë 2 raste (62, 54 vjeç), Malishevë 2 raste (79, 67 vjeç), Suharekë 2 raste (76, 70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Podujevë 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke e mposhtur Osasunën, pas pjesës së parë.…