16 të vdekur pas përmbytjeve në Ugandë
Përmbytjet në Ugandë kanë marrë jetën e të paktën 16 personave, ka bërë me dije Kryqi i Kuq.
Shpëtuesit janë duke kërkuar për trupat e pajetë të viktimave nga përmbytjet në zonën perëndimore të Bundibugyo, kanë bërë të ditur nga grupi i emergjencës, shkruan “BBC”.
Shtëpitë janë përmbytur dhe një numër rrugësh janë bllokuar ose janë të shkatërruara.
Pjesë të mëdha të Afrikës Lindore janë prekur nga përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në javët e fundit.
Qindra persona kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë shpërngulur. Ngjarjet kanë qenë të lidhura me një fenomen të motit të pazakontë në Oqeanin Indian.
Ndërkohë, në Somali, autoritetet po përpiqen të vlerësojnë dëmin e shkaktuar nga stuhia tropikale Pawan, e cila solli erë dhe shi të rrëmbyeshëm në një pjesë të bregdetit verior ditën e shtunë.