16 të vrarë nga të shtënat me armë në ShBA, i dyshuari në arrati
Një burrë hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Leviston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë së paku 16 njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë, raporton Associated Press.
Policia është duke e kërkuar të dyshuarin dhe i ka urdhëruar banorët të strehohen.
I dyshuari është identifikuar nga policia si Robert Card, i cili ishte trajnuar si instruktor i armëve të zjarrit në qendrën stërvitore të Rezervës Ushtarake të ShBA-së në Maine.
Sipas një dokumenti, të rishikuar nga Associated Press, i cili u ishte dërguar oficerëve të sundimit të ligjit, Cardi ishte shtrirë në një qendër të shëndetit mendor për dy javë në verën e vitit 2023.
Dokumenti nuk ka ofruar të dhëna specifike për tretmanin apo gjendjen e tij./REL