16 vjet më parë, në protestën e LV-së, u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

10 shkurt 2023 | 08:46

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut, 16 vjet më parë.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e Ahtisarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia rumune e UNMIK-ut ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme, me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.

KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pranohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

KMDLNj ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Bedri Islami I mundi nga mendja dhe forca e…