16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria dëshmoi se është anëtare e denjë e aleancës

01 prill 2025 | 11:52

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj me rastin e 16-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka thënë se përgjatë këtyre viteve, shteti ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Begaj është shprehur se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euroatlantike për të pasur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.  Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, ka shkruar Begaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjavën që lamë pas u zhvillua xhiro e 30-të në…