16-vjetori i Pavarësisë, Bislimi: Jemi të pakompletuar të festojmë pa heronjtë tanë të gjallë
Nesër, më 17 shkurt, Republika e Kosovës shënon 16-vjetorin e Pavarësisë.
Veprimtari, drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, Sali Bislimi, ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se në 16-vjetorin e Pavarësisë jemi të pakompletuar të festojmë pa heronjtë tanë të gjallë, udhëheqësit e UÇK-së, të cilët ndodhën në paraburgim në Hagë.
“Kosovë, urime 16-vjetori i Pavarësisë! Një moment për të kujtuar të gjitha përpjekjet për liri dhe pavarësi.
Rruga ishte e gjatë me plote dhimbje e lot, andaj o sot o kurrë duhet t’i bashkojmë forcat që të punohet në një vend për Kosovën dhe Shqiptarinë. Jemi të pakompletuar të festojmë pa heronjtë tanë të gjallë që këputën prangat e robërisë, që padrejtësisht gjinden në Hagë. Liria dhe demokracia nuk duhet shikuar vetëm si dhuratë por edhe përgjegjësi për një Kosovë të integruar në vlerat evropiane! Shumë urime”, ka shkruar Sali Bislimi.