
160 pasagjerë të bllokuar, era e fortë pengon ankorimin e tragetit të linjës Brindisi-Vlorë
31 janar 2021
| 14:39
Trageti i linjës Brindisi Vlore i cili sapo ka mbërritur në portin e Vlorës për të zbarkuar pasagjerët, por pasi ka bërë disa manovra për tu lidhur në mol e ka pasur të pa mundur për shkak të erës së fuqishme.
i pasojë 160 pasagjerët që janë në traget kanë ngelur brenda dhe nuk mund të zbresin.
Ndërkohë trageti ka dalë në Rad , deri në përmirësimin e motit.
Trageti i linjës Brindisi Vlorë me 160 pasagjere në bord, doli në Rad , në afërsi të gadishullit të Karaburunit për tu mbrojtur nga erërat e fuqishme që fryn nga Jugu.
Pritet ulja e fuqisë së erës rreth orës 15-16 për të bërë zbarkimin e pasagjerëve.