162 raste aktive me Covid në Kosovë
22 qershor 2021
| 07:36
Në Kosovë u raportua të hënën për dy raste të reja me koronavirus.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dy rastet rezultuan pas testimit të 1,328 mostrave.
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 14 pacientë.
Raste aktive me koronavirus aktualisht janë 162.
Kosova, prej konfirmimit të rasteve të para në mars të vitit të kaluar, ka regjistruar në total 107,655 raste pozitive.
Prej tyre, 2,252 pacientë kanë vdekur dhe 105,241 janë shëruar.