163 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, asnjë viktimë

21 korrik 2020 | 17:05

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1 636 teste, ndërkohë që janë regjistruar 163 raste të reja me Covid-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Rastet e raja janë si në vijim: Shkup 52, Kumanovë 21, Dibër 2, Shtip 33, Tetovë 4, Strugë 7, Veles 2, Manastir 5, Ohër 1, Kavadar 4, Gostivar 17, Strumicë 2, Koçan 2, Probishtip 2, Demir Hisar 3, Makedonski Brmod 1, Sveti Nikollë 3, Kërçovë 1 dhe Resnjë 1.

“Nuk është regjistruar asnjë viktimë. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 69 pacient të shëruar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG-ja nuk dorëzohet dhe vijon të ushtrojë presion ndaj Milanit…