
Java vazhdon me shi
14 maj 2019
| 23:14
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se në ditëtë në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët.
Po ashtu IHMK-ja, bëri të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s”.