165 anije të ngarkuara me 3.7 milionë ton produkte bujqësore largohen nga Ukraina
Një total prej 165 anijesh të ngarkuara me 3.7 milionë ton produkte bujqësore në bord janë larguar nga Ukraina në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të zhbllokuar portet detare të Ukrainës.
Lajmin e bëri sot të ditur ministria ukrainase e Infrastrukturës.
Sipas njoftimit të ministrisë, 10 anije me 169,300 ton produkte bujqësore do të largohen nga portet ukrainase të Detit të Zi, raporton Reuters.
Ministria tha në një deklaratë: “Në orën 10:00, 8 anije u larguan nga portet e Odesës së Madhe dhe 2 të tjera presin radhën dhe kushtet e favorshme.”
Eksportet e drithërave të Ukrainës ranë pasi Rusia pushtoi vendin dhe bllokoi portet e saj në Detin e Zi, duke rritur çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar frikë për zi buke në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Ukraina, një prodhuese dhe eksportuese e madh global i drithërave, eksportonte deri në 6 milionë tonë drithë në muaj para luftës.
Tre porte të Detit të Zi u rihapën sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 22 korrik nga Moska dhe Kievi dhe ministria ka thënë se këto porte janë në gjendje të ngarkojnë dhe dërgojnë jashtë vendit 100-150 anije mallrash në muaj.