166 raste aktive me Covid në Kosovë
25 qershor 2021
| 15:13
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 166 raste aktive me Covid
“Nga 1 224 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 292. Në total numri i rasteve aktive është 166”, ka njoftuar MSh-ja.