166 raste aktive me Covid në Kosovë
26 qershor 2021
| 07:30
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të premten janë regjistruar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me Covid-19 dhe shifra bazohet në 1.224 mostra të testuara.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Nga Covid-19 janë shëruar edhe 12 pacientë ndërsa raste aktive janë 166.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107.714, i viktimave në 2.256 dhe i të shëruarve në 105,292.
Deri të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, janë dhënë 152.643 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 26.794 qytetarë tashmë janë vaksinuar me dozën e dytë.