167 raste të reja me Covid në Kosovë
01 korrik 2022
| 12:12
Janë konfirmuar edhe 167 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.
Këto raste janë nga gjithsej 563 testime.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 29 pacientë.