
Istogu kërkon titullin në Vushtrri
25 maj 2019
| 12:31
Ashtu sikurse në Superligën e meshkujve, sot (e shtunë) titulli i kampiones mund të vendoset edhe në Superligën e femrave.
Istogu ndeshjen e parë e fitoi me rezultat bindës ndaj Vushtrrisë (32-23), kurse sot do t’i mjaftojë edhe barazimi që të shpallet kampione për herë të parë në histori të klubit.
Në anën tjetër, ndeshjen synon ta fitojë edhe skuadra e Vushtrrisë, e cila është në kërkim të rikthimit të trofeut në rangun elitar të hendbollit në Kosovë. Kjo ndeshje zhvillohet në Vushtrri nga ora 17:00.
/Epoka e re/