17 familje bëhen me banesa, premtohen rreth 400 shtëpi për këtë vit
Në prag të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, në një ceremoni solemne sot ka dorëzuar 17 banesa për familjet në nevojë, ndërsa kanë premtuar se gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth katërqind sosh, si dhe do të ndërtohet një shtëpi e pleqve në Suharekë.
Themeluesi dhe kryetari i shoqatës, Halil Kastrati ka thënë se ndaj gjithë atyre donatorëve që kanë kontribuar që të arrihet ky rezultat dhe të përfitojnë familjet skamnore.
Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrijnë t’i ndihmojnë deri te dera e fundit e nevojtarit.
“Po ndërtohen katërqind shtëpi, që kjo është e para dhe e dyta po ndërtohet një shtëpi e pleqve, ku kapaciteti i saj është 508 persona. Dhe atë duke falënderuar kryetarin e Suharekës që na ka dhënë parcelën dhe objektin i cili duhet të shtihen 1.5 milion euro për t’ia shti çelësin atij objekti. Qëllimi i vetëm ynë dhe e kam lutur Zotin që mos ma merr shpirtin për derisa të arrijmë te dera e fundit e nevojtarit”, u shpreh Kastrati.