-17 gradë celsius, nxënësit shkojnë në shkollë me biçikleta
29 nëntor 2019
| 10:47
Nxënësit në një qytet të Finlandës shkojnë në shkollë me biçikleta edhe pse temperatura ka rënë në -17 gradë celsius.
Të gjithë ata që merren me çiklizëm, kur ftohet moti, biçikletën e vendosin në një hapësirë të sigurt dhe presin derisa të shkrihet bora dhe të thahet uji nga reshjet.
Por, kjo nuk qëndron edhe në një qytet me temperatura të ulëta në Finlandë, ku ka rënë borë dhe i ftohti arrin në -17 gradë celsius, derisa nxënësit vazhdojnë të shkojnë në shkollë me biçikleta.