17 pacientë me Covid-19 në gjendje kritike, 282 të shtrirë në QKUK dhe spitalet rajonale
10 korrik 2020
| 17:57
Mbi 280 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet e përgjithshme të vendit.
Bazuar në raportin 24 orësh të klinikave dhe spitaleve, 191 pacientë janë me oksigjenoterapi.
”Bazuar në raportin 24 orësh nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në SHSKUK janë të shtrirë 282 pacientë të konfirmuar pozitiv me Covid-19. Në QKUK 160 pacientë, kurse 122 në spitalet e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.