17 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës

07 nëntor 2021 | 11:24

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19.

17 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër edhe zyrtarisht nis fushata zgjedhore për balotazhin. Kjo fushatë…