17 raste të reja me Covid në Kosovë dhe mbi 2 mijë të vaksinuar

17 nëntor 2021 | 15:06

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e Covidit.

Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 17 raste pozitive me koronavirus.

Më tutje, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 25 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 599 372 doza të vaksinës. Deri më sot 752 365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1 544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 589. Në total numri i rasteve aktive është 405”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka caktuar datën e seancës për…