17-shi i PDK-së, Elmi Reçica: Me Bedri Hamzën kryeministër – Për një ekonomi që fuqizon dhe rritë buxhetin e Kosovës!
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica i cili garon me numrin 17 në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, ka marrë pjesë në një takim me biznesmen të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza. “Në takimin për ekonominë me biznesmenët e Kosovës, u prezantua vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza.”, ka shkruar Reçica.
Postimi i plotë i tij:
Në takimin për ekonominë me biznesmenët e Kosovës, u prezantua vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamza. Ky vizion për të ardhmen ekonomike të vendit përfshin lehtësimin e barrës tatimore, mbështetjen për investimet private dhe nxitjen e prodhimit vendor. Qëllimi është krijimi i një ekonomie të fuqishme që gjeneron vende të reja pune dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë.
Me Bedri Hamzën kryeministër – Për një ekonomi që fuqizon dhe rritë buxhetin e Kosovës!