17-shi i PDK-së, Elmi Reçica paralajmëron përmbysje, ja kush do të jetë kryeministër
03 shkurt 2025
| 23:11
Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica paralajmëron përmbysje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
I ftuar në “Paradoks” me Vehbi Kajtazin, Reçica potencoi se Bedri Hamza do të jetë kryeministër i ardhshëm. “Unë e shoh që në kutitë e votimit ka me u vendos që Bedri Hamza ka me qenë kryeministër”, theksoi ai. Reçica tha se kanë mbështetje të madhe gjithandej Kosovës.
“Unë jam i sigurt që Bedriu do të vijë dhe do të menaxhojë me situatat e rënda dhe komplekse që i ka lënë kjo qeveri, qofte me raportet brenda shqiptare, me ndërkombëtarët. Bedriu është i sprovuar, nuk është si kjo qeverisje. Ai është i njohur për trajtim të mirë të bizneseve, për të gjeneruar vende të reja të punës”, tha më tej ai.