17-shi i PDK-së, Elmi Reçica prezanton projektin e ujëmbledhësit të Jezercit: Është domosdoshmëri jetike
25 janar 2025
| 18:35
Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica ka prezantuar projektin e ujëmbledhësit të Jezercit.
Ai ka thënë se disa vite i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që mos ta heq nga prioritetet sepse mbetet një projekt me domosdoshmëri jetike.
“Ky projekt është i rëndësishëm jo vetëm për sigurimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Ferizajt dhe më gjerë, por edhe për zhvillimin e turizmit në rajon”, ka thënë Reçica.
“Kjo çështje imediate, që prek drejtpërdrejt jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, do të jetë ndër prioritetet kryesore të kryeministrit Bedri Hamza, duke siguruar se nevojat e komunitetit do të vendosen në qendër të agjendës qeveritare”, ka thënë ai.