17-shi i PDK-së: Mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe Bedri Hamzën në tubimin e Fushë Kosovës
26 janar 2025
| 22:08
Kandidati për deputet, Elmi Reçica, ka theksuar se mbështetja dhe besimi i qytetarëve janë dëshmi e fuqishme se Kosova mund të ecë përpara dhe të arrijë standarde më të larta. Reçica shprehu kënaqësinë për entuziazmin që po shfaqet në terren dhe për angazhimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, gjatë një tubimi të zhvilluar në sheshin e qytetit të Fushë Kosovës.
“Mbështetja dhe besimi i qytetarëve po dëshmojnë fuqishëm se Kosova Mundet Ma Mirë,” tha Reçica, duke theksuar se PDK-ja është e angazhuar për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.