17-shi i PDK-së takohet me Edonisin që voton për herë të parë: Ai dhe mijëra të rinj janë forca e ndryshimit më 9 shkurt!

29 janar 2025 | 14:57

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 17, Elmi Reçica është takuar me Edonis Delollin, i cili voton për herë të parë më 9 shkurt.

Reçica ka bërë me dije se Edonisi do ta mbështesë Bedri Hamzën për kryeministër.

Në këtë kontekst, Reçica ka thënë se Edonisi dhe mijëra të rinj si ai janë forca e ndryshimit më 9 shkurt!

“Kënaqësi e veçantë të takoj dhe të bashkëbisedoj me Edonis Delollin, një djalosh plot entuziazëm, që këtë vit voton për herë të parë. Me vendimin e tij për të mbështetur Bedri Hamzën për Kryeministër, ai po zgjedh një Kosovë me më shumë mundësi për të rinjtë, me zhvillim ekonomik dhe arsim cilësor. Edonisi dhe mijëra të rinj si ai janë forca e ndryshimit më 9 shkurt!  Bashkë për një të ardhme më të mirë! #PDK131 | #MaMirë  #BedriHamzaKryeministër”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit, Smjal Latifi, së bashku me familjarë të…