17 shkurti, në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan shfaqet program  kulturo – artistik nga nxënësit e kësaj shkolle

15 shkurt 2025 | 10:30

Në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës u shfaq një program i pasur kulturo artistik nga nxënësit e kësaj shkolle i përgaditur nga profesoresha e gjuhës shqipe Zejnije Lokaj Mehmetaj dhe profesori i artit muzikor Mufail Tolaj.

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe shtetërorë, në emër të mësimdhënësve dhe të personelit të shkollës fjalën e mori drejtori i Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan Hamid Qorraj, ku ndër të tjera theksoi për të arriturat e shkollës “Vëllëzërit Frashëri”, për punën e palodhshme të mësimëdhënësve, sukseset e mëdha dhe të arriturat e shumë nxënëse në gara të ndryshme republikane, të rajonit dhe më gjërë.

Për nderë të festës së pavarësisë ishin të ftuar të merrnin pjesë në aktivitetet e shkollës edhe ish profesorët dhe ish-nxënësit e Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” që kanë qenë të dënuar politik dhe të larguar nga procesi shkollor.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i shkollës z.Hamid Qorraj ceku se ish-mësimdhënësit dhe ish nxënësit që u burgosën dhe larguan nga shkolla në atë kohë e ngritën zërin që sot të festojmë të lirë. Shumica e këtyre nxënësve dhe profesorëve e vazhduan rrugën e rezistencës gjatë viteve 90-ta, por të njëjtit i gjëjmë të kyqur edhe në UÇK deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Në mesin e kësaj shtrese kaq të çmuar të shoqërisë son ka edhe dëshmor. Po ashtu një fjalë përshëndetëse në emër të ish-nxënësve të burgosur politik dhe të përjashtuar nga shkolla, e paraqiti edhe Zejnije Lokaj-Mehmetaj, e cila ishte e burgosur politike dhe e larguar nga shkolla. Ajo tha: “në vitin 1981 me shokë të ilegalës na bashkoj veprimtaria kombëtare, e sot na bashkoj festa e pavarësisë. E ndjej një boshllëk të madh që sot shumë nga shokët tanë që atëher vepruam bashkë, nuk janë këtu me ne, ngase shumë prej tyre jetojnë në shtetet përendimore, e disa kanë kaluar në amshim, por që mbeten përherë të paharruar në mendjen dhe zemrat tona”.

Drejtori i shkollës “Vëllëzërit Frashëri” Hamid Qorraj në muzeun e shkollës, ka arritur të siguroi shumë dokumentacione dhe të dhëna të vlefshme arhivore, në shej respekti e mos’harrese për punën dhe kontributin e kësaj gjenerate me vlera të jashtëzakonshme në shoqëri, i ka vendos fotografitë e tyre dhe dokumentacionet e ndryshme të burgosjes dhe të largimit nga shkolla në kët muze’’.

Pas përfundimit të programit artistik që ishte mjaft i pasur më recitale, këngë e valle të luajtur nga nxënësit me aq mjeshtri, ish të burgosurit politik të cilët u përjashtuan nga shkolla në vitin 1981 dhe u burgosën, u shoqëruan nga drejtori i kësaj shkolle për ta vizituar Muzeun e Gjimnazit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përgjatë Ditës së të Dashuruarve ka shqiptuar…