17 të shëruar dhe 3 raste të reja me Covid në Malishevë

21 shkurt 2022 | 15:19

Sot në Komunën e Malishevës, 17 persona janë shëruar nga Covid-19, përderisa janë regjistruar tri raste të reja.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevë, si dhe ka komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3421 raste, ku 2376 prej tyre janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 49 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka nënshkruar katër…