17 të shëruar nga koroanvirusi e nëntë raste pozitive të mërkurën

29 prill 2020 | 20:53

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka konfirmuar se 17 qytetarë janë shëruar nga Covid-19 dhe nëntë të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Kurse, numri i të infektuarve në Kosovë tani arrin në 799 persona.

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët. Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19”, ka shkruar Vitia në “Facebook”.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren), Komuna e Malishevës: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Lladrovc), dhe nga 1 rast vendbanimet: Sallagrazhdë-Suharekë dhe Rahovec.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…