17 të vdekur, mbi 90 të lënduar nga reshjet e borës në Japoni

26 dhjetor 2022 | 09:21

Reshjet e dendura të borës në disa vende të Japonisë kanë shkaktuar 17 viktima dhe kanë lënduar më shumë se 90 persona, duke lënë qindra shtëpi pa energji elektrike.

Bora e madhe rrëzoi, ndër të tjera, një kullë transmetimi të energjisë elektrike në ishullin më verior të Japonisë, duke lënë rreth 20 000 shtëpi pa energji në mëngjesin e Krishtlindjeve, megjithëse energjia u rivendos në shumicën e zonave më vonë, sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Industrisë.

Dhjetëra linja trenash dhe fluturime u pezulluan gjithashtu në Japoninë veriore deri të dielën, por shumica kanë rifilluar, njoftoi Ministria e Transportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët…