17 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Etiopi
30 gusht 2018
| 16:17
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “ENA”, një avion ushtarak etiopian me 17 persona në bord është rrëzuar mëngjesin e sotëm përderisa fluturonte nga qyteti lindor Dire Dawa për në qytetin juglindor Bushoftu të Etiopisë.
“ENA” ka raportuar se të gjithë pasagjerët në avionin “ET-AIU”, përfshirë disa ushtarë, kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në zonën e Shoa-s Lindore, që është më pak se 100 kilometra nga kryeqyteti Addis Ababa, transmeton “Anadolu Agency”.
“ENA”, ka raportuar se avioni po digjej në ajër para se të përplaset në tokë. Një hetim është nisur për të përcaktuar shkakun e incidentit.