17-vjeçari Guiu realizon golin e fitores për Barcelonën

22 tetor 2023 | 23:38

Barcelona e ka mposhtur Athletic Bilbaon, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Marc Guiu, në minutën e 80’, pas një asistimi nga Joao Felix, në minutën e 80’.

Guiu e zhvilloi këtë mbrëmje paraqitjen e parë për Barcelonën dhe në La Liga, si 17-vjeçar.

Barcelona pas fitores renditet në vendin e tretë me 24 pikë, pas 10 ndeshjeve, teksa Bilbao ka 17 pikë në pozitën e gjashtë.

Përndryshe, në javën e ardhshme do të zhvillohet ‘El Clasico’ i parë i këtij sezoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 111-vjetorin e pushtimit…