17-vjeçari nga Kosova krijon pajisjen që lexon trurin

19 nëntor 2024 | 09:15

Erdajt Sopjani është 17-vjecari nga Kosova që ka shpikur një pajisje që lexon trurin. Ai ka fituar vendin e parë në garën më të madhe në Ausri mes 300 pjesëmarrësve.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Erdajt ka treguar se ky aplikacion lexon trurin për të zgjedhur pushimet e jetës.

Pra, ai ka arritur të ndajë pjesën e majtë dhe të djathtë të trurit në algoritëm.

“Formula tregon se sa mirë ndihesh, sa i interesuar është truri jot për këtë gjë. Kur i shikon numrat duken shumë të pakuptimta, por duhet të bësh formulën vetë. Kjo mund të aplikohet në shumë fusha, por duhet një investim i madh. Juria ka pasur dyshime. Jurisë teknike i pëlqeu shumë dhe kur e pa tha kanë bërë diçka shumë të mirë. Kanë qene ekspertët më të mëdhenj të fushës së teknologjisë dhe programimit. Pasi dyshimet e tyre u shuan, mu dha çmimi”, tha ndër të tjera Erdajti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Evarist Beqiri Shumë është folur dhe shumë është shkruar…