
17 vjet shtet…
Festim Z. Hoti
Ështė gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të lirisë,mundi dhe sakrifice e Çlirimtarëve të UÇK-së mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës. Ata ishin luftëtarët e lirisë, të cilët me guximin dhe vendosmërinë e tyre e bënë të mundur çlirimin e vendit nga sundimi serb. Sakrifica e tyre është një testament i përkushtimit ndaj atdheut dhe një thirrje për të gjithë shqiptarët që ta mbajnë gjallë frymën e lirisë dhe pavarësisë. Kosova sot është e lirë falë tyre dhe historia nuk do t’i harrojë kurrë.
Sot, Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran falë sakrificës së ideatorëve dhe çlirimtarëve të UÇK-së. Emrat e heronjve të rënë për liri si Adem Jashari, Ukshin Hoti,Zahir Pajaziti, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Luan Haradinaj dhe shumë të tjerë, janë gdhendur në historinë e kombit shqiptar si dëshmorë të pavdekshëm.
Sakrifikimi i tyre nuk duhet të harrohet, por të shërbejë si frymëzim për brezat e ardhshëm. Detyra jonë sot është të ruajmë vlerat për të cilat ata luftuan dhe të ndërtojmë një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të drejtë.
#17vjetShtet
#gëzuarDardani
#lavdiDëshmorëve