
17 vjet shtet, Hoti: Pavarësia u arrit me sakrifica, Serbia të hapë arkivat shtetërore
17 shkurt 2025
| 16:53
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar sakrificat e gjithë atyre që luftuan për lirinë dhe të drejtën tonë për të jetuar të lirë dhe të pavarur.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti ka publikuar edhe letrën drejtuar Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallah, përmes të cilës kërkohen hapa konkretë për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat shtetërore të saj, përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës.