
17 vjet shtet, Orli Zhubi sjell këngën më të re “Jemi një komb” (video)
17 shkurt 2025
| 17:49
Këngëtari i njohur Orli Zhubi ka sjell për publikun këngën e tij më të re “Jemi një komb”.
Lansimin e kësaj kënge, ai e ka bërë sot me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Orli ka treguar edhe mesazhin që përcjell kënga e tij më e re.
“Kënga ‘Jemi një komb’ është projekt për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me një mesazh për unitet dhe harmoni mes shqiptarëve, që për një gjë të tillë kemi nevojë tash më shumë se kurrë, në këto kohë të vështira përçarjesh. Bashkë jemi me të fortë e më të suksesshëm”, ka thënë Orli Zhubi.