170 eurot e punëtorëve të paguhen para festës së Bajramit

27 korrik 2020 | 14:02

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë thirrje që 170 eurot punëtorëve të paguhen para festës së Bajramit.

Ajo ka apeluar tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit.

“Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit. Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin që iu takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje!”, ka shkruar deputetja Kadaj-Bujupi në llogarinë e saj në “Facebook”.

M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Armend Zemaj, e ka shkarkuar sekretarin…