170 raste aktive me Covid në Kosovë

29 qershor 2021 | 08:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) ka regjistruar të hënën katër raste të infektimit me Covid-19 pas testimit të 1,386 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

IKShPK-ja ka njoftuar se më 28 qershor janë shëruar pesë pacientë nga Covid-19, derisa raste aktive janë 170.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,743 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,258 kanë vdekur.

Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 160,410 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do…