171 të vdekur e mbi 4 000 të infektuar me COVID në Gjermani
11 prill 2020
| 11:01
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se 171 persona kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në këtë shtet shkoi në 2 544. Përpos të vdekurve, u shënuan edhe mijëra raste të reja të infektimeve, shkruan “Reuters”.
Për një ditë në Gjermani u konfirmuan 4 133 raste të reja të personave të infektuar dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 117 658.
Gjermania është ndër vendet me numrin më të lartë të infektimeve në Evropë dhe në botë, por është dalluar për përqindje të ulët të vdekshmërisë në krahasim me shtetet e tjera.