173 pajisje bujqësore ndahen për fermerët e Rahovecit

23 tetor 2019 | 14:43

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sot ka bërë shpërndarjen e 173 mekanizmave bujqësor për një pjesë të fermerëve përfitues, konkretisht: 40 motokultivatorë, 30 shpërndarëse plehu, 35 spërkatëse, 22 makina mjelëse dhe 46 pllugje, përfitues të cilët kanë për qëllim zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.

Në ceremoninë e shpërndarjes mekanizmave bujqësor, pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës, Fatmir Iska dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku.

Zyrtarët e kësaj komune kanë bërë me dije se në ditët në vazhdim do të bëhet shpërndarja e pjesës tjetër të mekanizmit bujqësor në bazë të furnizimeve të cilat do të pranohet nga kompanitë me të cilën ka lidhur kontratë komuna e Rahovecit.

Ndërsa njëri prej përfituesve të një kultivatori, Asllan Krasniqi ka pohuar se kjo do t’i shërbejë më shumë për vreshta, por edhe për produkte të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia…