172 raste aktive me Covid
02 korrik 2021
| 15:10
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 172 raste aktive me Covid.
“Nga 1 241 testime 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 353. Në total numri i rasteve aktive është 172”, ka njoftuar MSh-ja.