174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit

29 janar 2021 | 12:19

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj ka thënë se mbi 174 mijë aplikues kanë aplikuar përmes emaili-t për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Operacioni i hapjes së emailave është përfunduar dhe tash jemi në fazën e procesimit të dhënave që konsiderojmë të përfundojë sot. Mbi 174 mijë aplikues që kanë aplikuar përmes e-mail deri më tani”, ka thënë Ahmetaj në mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Ndërkaq kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se partitë politike po e përdorin këtë institucion për t’i shpalosur platformat politike.

Daka ka kërkuar nga anëtarët e partive politike të flasin me radhë dhe ka apeluar që shkresat kur ia dërgojnë t’i kontrollojnë. “Unë barti çdo përgjegjësi për të gjitha shkresat çka i nënshkruajë”, ka thënë Daka

Por me ketë deklaratë nuk është pajtuar anëtari i LV-së, Sami Kurteshi, i cili ka theksuar se kanë të drejtë t’i bartin kërkesat e partive në KQZ. “Nuk kanë kaluar listat dhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim, propozojmë që listat të mos miratohen dhe këtë vendim nuk e ka marrë KQZ-ja”, ka thënë Kurteshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bitcoin u rrit me 20% pasi Elon Musk hashtag #bitcoin…