176 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kosovës

04 tetor 2021 | 14:00

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 176 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e Covid-19.

Sipas raportit të datës 4 tetor 2021 nga klinikat Covid-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 176 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 122 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 15 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 36 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 14 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 26 pacientë
Spitali i Gjilanit, 12 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Astrit Ademaj, ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga…