176 qytetarë janë vaksinuar në Viti

11 prill 2021 | 12:06

176 qytetarë janë vaksinuar deri më tani në Komunën e Vitisë.

Sot ka filluar vaksinimi i qytetarëve të moshës 80 deri në 84 vjeç.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti Vjollca Kadiu.

“Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-Viti me vaksinên anti-COVID.Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë.Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç”.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe që ta marrin vaksinën.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.Respekt për ekipën e vaskinimit, të cilët janë të përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës
”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia COVID-19 ka shpërfaqur akoma më shumë mungesën e sigurimeve…