176 raste aktive me Covid në Kosovë
20 qershor 2021
| 12:40
Të shtunën një person ka vdekur dhe janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19.
Rastet e reja kanë dalë pas testimit të 1.938 mostrave.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 18 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 176.
Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 19 qershor 2021, Kosova ka regjistruar 107.645 me Covid-19. Prej tyre, 2.251 kanë vdekur dhe 105.218 janë shëruar.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve janë 7.018 persona.
Në total, 132.901 doza të vaksinës janë administruar, ku 17.476 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.