
‘L’Equipe’: Griezmanni, në bisedime me Barçën
29 qershor 2019
| 17:09
Antoine Griezmann ka ringjallur kontaktet me Barcelonën në lidhje me transferimin e tij te rivali nga La Liga.
Ylli i Atletico Madrid ka vendosur të gjejë një ekip të ri gjatë këtij afati kalimtar të verës.
E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se reprezentuesi francez është sërish në kontakt me klubin katalan. Po ashtu, “L’Equipe” shkruan se marrëveshja për transferimin e Griezmannit te Barcelona mund të parashohë që mbrojtësi i krahut, Nelson Semedo, të kalojë në drejtim të kundërt te skuadra e Atletico Madridit.